Connect with us

La Liga

Pique zbulon: E dija që Neymar do të shkonte te PSG, por…

“Nuk ndihem i mashtruar. Tani që gjithçka ka kaluar mund të them se si kanë shkuar gjërat. Te martesa e Messi-t (30 qershor) Neymar na ka thënë se do të largohej nga Barcelona. Dhe dita kur unë kam postuar fotografinë me të dhe me mesazhin ‘qëndron’ e dija 100% se do të ishte larguar. Ishte thjesht një tentativë e fundit nga ana ime”. Në prag të ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid, Gerard Pique ka zbuluar disa prapaskena të lamtumirës së mikut Neymar, i cili është transferuar te PSG për 222 milionë euro.

“Ney është zemëruar me mua, por i ka kaluar shumë shpejt, – ka siguruar mbrojtësi i Barcelona-s. – Sigurisht ka pasur arsyet e tij që e kanë shtyrë të largohet. Nuk duhet ta gjykojmë, ka marrë një vendim të guximshëm. Na ka dhuruar paraqitje të mëdha dhe shumë para në arkë: do të kemi një kujtim shumë të mirë nga ai”. Në lidhje me merkaton: “Është e vështirë në këtë moment që të bëjmë blerje. Të gjithë duan të përfitojnë nga fakti që kemi marrë 222 milionë euro. Klubi duhet të mendohet mirë”.

Për sa i takon Superkupës, qendërmbrojtësi spanjoll ka pranuar se: “Është gjithmonë e veçantë të luash kundër Real Madrid. Do të duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për t’i mundur. të mërkurën është ndeshja e kthimit, nuk do të vendoset gjithçka në ndeshjen e parë. Dobët kërkojmë të mos pësojmë gola dhe të kontrollojmë ndeshjen. Ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm”.

Më shumë nga La Liga