Formula 1

Pirelli anullon testet e gomave në Brazil nga frika e terrorizmit

Sot dhe nesër, sipas programit të miratuar që më parë, kompania italiane e gomave Pirelli, që furnizon makinat e Formula 1, duhej të kryente testet e radhës me gomat që njëvendëshet do të përdorin Botërorin e ardhshëm. Por gjithçka është anulluar, pasi kompania italiane dhe skuadrat kanë frikë nga sulmet e disa bandave në zonën përreth pistës së Interlagos. Ditët e fundit janë raportuar disa sulme me armë zjarri ndaj punonjësve të pistës dhe skuadrave, që kulmuan me kërcënimin me jetë që punonjësit e Mercedes patën 24 orë para provave zyrtare.

Por edhe vetë maunet e kompanisë Pirelli, që transportonin gomat që do të përdoren gjatë testeve, janë sulmuar nga bandat dhe është dashur siguria private për të ndalur terroristët. Pirelli ka zhvilluar një takim me drejtuesit e FIA, të Formula 1 dhe me skuadrat, duke rënë dakord që të anullonin testet, që pritet të kryhen pas dy javësh, në Abu Dhabi.

Më shumë nga Formula 1