Premier League

Pires: Futbollit i duhet një njeri si ai

Lajmi për kthimin e Arsene Wenger, që ka bërë të ditur se ka marrë shumë oferta dhe se në janar do të rimarrë drejtimin e një ekipi, ka bërë xhiron e botës.

Pavarësisht sezoneve të fundit zhgënjyese në drejtim të “Topçinjve”, tekniku francez mbetet një pikë referimi për lojën e bukur të praktikuar për një kohë të gjatë dhe për disa arritje historike në drejtim të londinezëve, siç ka qenë edhe triumfi në sezonin 2003/04 të Premier League pa pësuar asnjë humbje, një rekord që mbetet i pathyer në Angli.

Në organikën e atij Arsenal-i ka qenë edhe Robert Pires, i cili ka fituar dy Premier me Wenger dhe që është shprehur shumë entuziast për lajmin: “Kthimi i Wenger është një lajm shumë i bukur, – ka thënë Pires për ‘Sky Sport News’. – Uroj që të gjejë një projekt të bukur dhe të jetojë një sfidë të re, nuk ka rëndësi se ku, në Francë apo Angli”.

“Futbollit i duhen njerëz si Wenger, është një trajner i madh, di gjithçka nga futbolli, e bën punën e tij me pasion”, ka thënë ish-mesfushori.

Më shumë nga Premier League