Premier League

Pires këshillon Arsenal për futbollistin që i duhet të marrë…

Robert Pires ka këshilluar Arsenal të nxitojë për të arritur marrëveshjen me Marouane Fellaini, i cili është i lirë në merkato, pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën me Manchester United.

Milan është dukur klubi më pranë 30-vjeçarit në kohët e fundit, por sipas shtypit anglez t ka dalë në skenë edhe kandidatura e Arsenal.

Fellaini ka thënë se do ta vendosë të ardhmen kur të mbyllet Kupa e Botës 2018, ku do të jetë pjesë e Belgjikës, ndërsa Pires këshillon Arsenal, ku është pjesë e stafi teknik, ta bindë të transferohet në “Emirates Stadium”.

“Të gjithë e dinë se Fellaini është një futbollist që ka karakteristikat ideale për të luajtur në Premier League, – tha Pires për “Sky Sports”. – Padyshim që në sezonin e fundit ka pasur disa vështirësi, për relatat me Jose Mourinho dhe për kontratën që po i mbaronte, por unë mendoj se ai është lojtari i duhur për Arsenal. Ai kërkon të nisë gjithçka nga e para dhe unë mendoj se tifozët tani do ta mirëprisnin. Fellaini do ta përforconte ekipin e Unai Emery dhe do të ishte një zgjedhje më shumë për trajnerin në mesfushë.”

Më shumë nga Premier League