Futboll

Pirlo në gjurmët e Ronaldinho-s, negocion rikthimin

Andrea Pirlo ka pak kohë që është tërhequr nga futbolli i luajtur, por duket se ka njerëz që po punojnë për ta kthyer përsëri në fushë. Ekipi peruan Universitario de Deportes, në fakt, duket se është i interesuar për ta marrë ish-mesfushorin, edhe pse vetëm për një ndeshje.

Siç ka bërë të ditur përgjegjësi i komunikacionit i klubit, Juan Carlos Ortecho, për të përditshmen “Depor”, një grup investitorësh po provojnë të bindin Pirlo-n që të luajë një miqësore, e cila është programuar të zhvillohet në fundin e janarit, para debutimit të skuadrës në Kupën Libertadores.

Një nismë kjo që është e ngjashme me atë të 2016-ës, kur Ronaldinho luajti në miqësoren mes Universitario dhe Allianza Lime, duke luajtur 45 minuta për secilin ekip.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll