Atletikë

Pistorius plagoset pas një sherri në burg, shkak telefonatat e gjata

Atleti Oscar Pistorius është përfshirë në një sherr në burgun e “Attridgeville Correctional”, ku po shlyen dënimin prej 13 vjet heqje lirie, i dënuar për vrasjen e ish të fejuarës së tij Reeva Stenkamp. Kampioni paraolimpik, që garon me këmbë metalike, ka patur një sherr me shokun e qelisë, për shkak të përdorimit të telefonit publik në qeli.

Gjykata e Apelit dyfishon vendimin per denim te atletit

Oscar Pistoruis ka mbetur i plagosur pas një sherri me një të burgosur tjetër. Nuk janë dëmtime të rënda, por disa të gërvishtura”, thuhet në një deklaratë të drejtuesve të burgut. Pistorius është transferuar në nëntor të vitit 2016 në këtë burg, në veri të Pretorias, një zonë e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara.

Një muaj më parë, Gjykata Supreme e çoi në 13 vjet heqje lirire dënimin për Pistorius, që më parë ishte dënuar me 6 vjet. Drejruesit e burgut u shprehën se kanë nisur një hetim në lidhje me sherrin e ndodhur, por mësohet si ai ka nisur për shkak të atleti fliste gjatë në telefon, duke penguar të burgosurit e tjerë për të përdorur telefonin e vetëm në dispozicion.

Më shumë nga Atletikë