Atletikë

Pistorius sërish në gjykatë, apelon shtimin e masës së dënimit

Atleti Oscar Pistorius ka vendosur që të apelojë vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut, që një muaj më parë vendosi të rrisë periudhën e dënimit të atletit që garon me këmbë metalike nga 6 në 13 vite heqje lirie. “Ne e respektojmë ligjin, por e dimë gjithashtu se është e drejta kushtetuese e Conor për ta apeluar vendimin”, tha Tania Koen, një nga avokatet e familjes Reeva Stenkamp, ish e fejuara e atletit, e cila u vra nga Pistorius më 14 shkurt 2013.

Pistorius plagoset gjate nje sherri ne burg

Oscar Pistorius, që po kalonte një krizë në marrëdhënien me të fejuarën e tij, e goditi me pistoletë kur ajo ndodhej në banjë, por deklaroi se kujtonte se në shtëpi kishte hyrë një hajdut.

Fillimisht gjykata e dënoi atletin me 5 vite heqje lirie, por pas 10 muajsh ai doli nga burgu dhe dënimi u kthye në arrest shtëpie. Familjarët e viktimës apeluan vendimin, që u rrit në gjashtë vjet, ndërsa një muaj më parë shkoi në 13 vjet heqje lirie. Pistorius mund të lirohet për sjellje të mirë dhe të vuajë dënimin me arrest shtëpie vetëm pas vitit 2023. Aktualisht ai po e shlyen dënimin në një burg për persona me aftësi të kufizuara, në Pretoria.

Më shumë nga Atletikë