Futboll

Pjanic: Jemi në ekip “vrasësish”, një makineri lufte!

Pasi ka marrë trofeun e Kupës së Italisë, të dielën, Juventus do të përpiqet të mbyllë edhe çështjen e titullit kampion në Serie A, kundër Crotone. “Ishte një kënaqësi e madhe për ne, që erdhi në fund të një rruge të bukur, – tha Pjanic. – Kur erdha te Juventus më kërkuan që të mbanim në shtëpi Kupën e Italisë dhe të merrnim titullin e gjashtë radhazi. Objektivin e parë e realizuam dhe të dielën do të synojmë të realizojmë të dytin.”

Pjanic has proved himself more than capable of filling Pogba's shoes in the Juventus midfield

Juventus ka një mundësi të madhe për të realizuar “tripletën” dhe të dielën mund të vijë titulli i gjashtë radhazi: “Eshtë një moment special, një javë shumë e rëndësishme dhe po punojmë për të dhënë gjithçka ditën e diel. E respektojmë shumë skuadrën e Crotone që në ndeshjet e fundit ka marrë rezultate shumë të mira dhe do të luftojë me të gjitha forcat. Do të duhet një Juventus i madh dhe jam i sigurt se do të jemi në lartësinë e duhur për të siguruar titullin.”

Miralem Pjanic jogs during Juve's training session ahead of the semi-final, second leg

“Pikërisht dëshira për të fituar e klubit, serioziteti i futbollistëve me më shumë përvojë dhe mentaliteti fitues janë sekretet e kësaj skuadre. Jemi në ekip “vrasësish”, si një makineri lufte, – tha Pjanic, i cili “voton” edhe për topin e Artë. – Meriton ta fitojë Buffon, sepse po dominon prej vitesh si portieri më i mirë në botë. Urojmë ta ndihmojmë t’ia dalë. Më duhet të përgëzoj edhe trajnerin Massimiliano Allegri që besoi tek unë se mund ta bëja këtë rol dhe më ndihmoi shumë të rritesha.”

 

Më shumë nga Futboll