Connect with us

Champions League

Pjanic: Mjaft me gënjeshtra. Ja çfarë ndodhi në Kardif

“Çfarë ndodhi në Kardif pas pjesë së parë? Shpresoj që të mos flasin më për këtë, sepse nuk ka ndodhur asgjë, përveç fjalimit të Allegri-t. Do të provojmë ta fitojmë Champions-in edhe këtë vit”. Këto kanë qenë fjalët e Miralem Pjanic në lidhje me një temë që vazhdon të diskutohet shumë, mes lajmeve të rreme në rrjetet sociale dhe përgënjeshtrimeve. “Ka lexuar gjithçka, përveç të vërtetës. Kemi humbur ndeshjen kundër një ekipi që ishte më i fortë dhe që ka luajtur më mirë”, ka thënë mesfushori boshnjak i Juventus.

https://www.youtube.com/watch?v=pNYq1uktE-M

Në lidhje me largimin e Bonucci-t: “Leonardo ka qenë këtu për shumë vite, e njihte mirë klubin dhe e dinte si funksionon Juventus. Ka zgjedhur të largohet, ne i urojmë fat. Do të vazhdojmë punën me lojtarët që kemi dhe ata që do të vijnë, gjithmonë të motivuar. Nuk do të jetë e lehtë të arrihen të gjithë objektivat, por Juventus ka qenë gjithmonë e aftë të ringrihet”.

Skuadra është në Amerikë për turneun e verës. Do të jetë një sezon më i vështirë, konkurrenca në Serie A është rritur: “Sezoni i kaluar është harruar, ka qenë një vit i madh, por jo i jashtëzakonshëm sepse në fund nuk kemi fituar në Champions. Çdo kampionat është gjithmonë më i komplikuar. Nuk është vetëm Juventus, janë edhe Milan, Roma, Napoli dhe Inter në luftë për titull. Ne duhet të jemi të motivuar për të fituar akoma”.

Më shumë nga Champions League