Champions League

Pjanic, pas humbjes: Bëmë shumë gabime, por nuk është dramë…

Pjanic, pas humbjes: Bëmë shumë gabime, por nuk është dramë…

Mërzitje dhe zhgënjim! Rezultati 3-0 është një goditje e madhe për moralin e Juventus. Miralem Pjanic nuk e fsheh: “Nuk duhet të kishim pësuar atë golin në minutën e fundit të pjesës së parë. Gabuam në atë aksion, sepse nuk duhet të bënim presing.” Sipas boshnjakut ndeshja kundër Barcelonës ka pasur edhe nota pozitive: “Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, edhe pse duhet të ishim më “të këqij”, para portës kundërshtare. Pastaj, ata janë një skuadër e madhe dhe mund të bënim më mirë, por kjo humbje do të na shërbejë si leksion.”

Miralem Pjanic, 27 anni. Ap

Humbja ndaj Barcelonës djeg, por nuk është momenti për të dramatizuar situatën. “Jemi në fillim të sezonit dhe është vetëm ndeshja e parë e turneut. Tani le të shikojmë përpara, – siguroi Pjanic. – Të gjithë jeni gati të ekzagjeroni kur bëhet fjalë për Juventus. Skuadra do të arrijë rezultate të rëndësishme dhe deri në fund të sezonit do ta tregojmë, si gjithmonë. Kemi humbur, por e rëndësishme është të mësojmë nga gabimet tona. Duhet të jemi më agresivë para portës kundërshtare.”

Andres Iniesta, who remains in a hold out with Barcelona over a new contract, was at the centre of things against Juventus

Më shumë nga Champions League