• “Pjesëmarrja në tre kupa mund të na pengojë në Premier!”

    Publikuar: 15 Feb 6:42

    Jose Mourinho ka konfirmua se Luke Shaw nuk do të luajë ndaj St.Etienne në Europa League, ditën e enjte, ndërsa është i vetëdijshëm se një sukses në tre kupat ku merr pjesë do të ketë pasoja në gjendjen fizike të lojtarëve në fund të sezonit. Shaw nuk ka luajtur për Manchester që nga fundi i janarit, për zgjedhje teknike të Mourinho dhe tanimë duket se mbrojtësi mëngjarash i ka numëruara orët në “Old Trafford”. “Shaw nuk do të luajë nesër, – tha trajneri portugez. – Kjo sepse katër mbrojtësit e mi po luajmë mirë dhe do të përsëris të njëjtën vendosje me (Antonio) Valencia, (Eric) Bailly, (Chris) Smalling, (Daley) Blind.” Wayne Rooney, Michael Carrick dhe Phil Jones do të mungojë për ndeshjen kundër francezëve.

    Mourinho kicks the ball as he leads Manchester United's training session ahead of St Etienne

    Mourinho ka bërë me dije se do të zbresë në fushë me skuadrën më të mirë të mundshme, sepse një sukses në Europa League do të garantonte praninë në Champions sezonin e ardhshëm. Të dielën, “djajtë” do të ndeshen me Blackburn në raundin e pestë të Kupës së Anglisë, ndërsa në javën e fundit të muajit do të ndeshen me Southampton në finalen e Kupës së Ligës. Fakti që Manchester United mund të vazhdojë garën në të tre veprimtaritë mund të ketë pasoja rrugës. “Nëse do të vazhdojmë garën në të tre kupat do të kemi probleme në muajin maj, sepse numri i ndeshjeve të luajtura nga skuadra ime do të jetë më i madhi në të gjithë Europën. Mund të them vetëm se do të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar ndaj St.Etienne dhe Blackburn dhe më pas të fitojmë në finalen e Kupës, më pas do të bëjmë llogaritë e tjera.”– tha Mourinho.

    The manager keeps a close eye on training as United prepare for a big few weeks

    “Europa League nuk është një veprimtari ku duam të luajmë, por është një veprimtari ku marrim pjesë dhe do ta respektojmë atë. Pastaj përfaqëson edhe një mundësi për t’u kualifikuar në Champions, – shtoi Mourinho. – Kemi dy dyer ende të hapura për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm, por te të dy rastet kemi shumë punë për të bërë. Jemi ende 32 skuadra në Europa League dhe gara mbetet e gjatë, ashtu si në Premier League. Logjikisht do të ishte më mirë të mos merrnin pjesë në të gjitha kupat, por nëse më pyesni sot unë po ju them se objektivi i vetëm që kemi është kualifikimi ndaj St.Ettiene. Normalisht kjo do të na i vështirësojë zërat, sepse Liverpool dhe Chelsea do të luajnë një ndeshje në javë deri në fund të sezonit, por ky është realiteti dhe duhet të jetojmë me të.”


    Lexo postimet e tjera