Connect with us

Kampionatet në Europë

Plaga e PSG-së e hapur, “gjaku” nuk rrezikon Unai Emery

Sot është dita e katërt, që nga moment kur PSG-ja përjetoi natën më të trishtuar të historisë së kohëve të fundit.

Sot është dita e katërt, që nga moment kur PSG-ja përjetoi natën më të trishtuar të historisë së kohëve të fundit. Plaga është ende shumë e hapur, por gjaku nuk do të rrezikojë jetën e Unai Emery në Paris. Presidenti i ekipit parizien, Nasser Al-Khelaifi, nuk pritet të marrë masa drastike në “San Sebastian”, ndaj çdo gjë mund të merret me siguri deri në fund të verës. “Në këtë lloj debati secili ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Unë si president, drejtorët sportivë, trajneri dhe natyrisht lojtarët. Që prej ardhjes së tij, Emery është duke punuar shumë çdo ditë për ta përmirësuar ekipin. Tani duhet të mësojmë nga dështimet dhe të reagojmë si duhet. Kam folur shtruar me trajnerin ditët e fundit. Unai ka cilësi, te të cilat ne besojmë. Ai ka mbështetjen time të plotë,” – tha sheiku për “Le Parisien”, të shtunën.

Al-Khelaifi duket më i përmbajtur se trajneri i tij kur flet për performancën e arbitrit të ndeshjes: “Ne nuk do t’i fshehim të metat tona. E kemi keqmenaxhuar ndeshjen, jemi ndëshkuar shumë keq në tetë minutat e fundit. Si rregull, unë nuk flas për arbitrat. Nuk e ndihmojmë veten duke menduar se rezultati i kësaj ndeshje mund të kishte qenë ndryshe me një arbitrim më të mprehtë. Nuk ka vend për nervozizëm, as për mungesë të qartësisë. Të gjithë e panë penalltinë për Di Maria, me të cilën mund të kishim shkuar në rezultatin 3-2. Pa përmendur penalltinë e Suarez…”

Më shumë nga Kampionatet në Europë