La Liga

“Plas” te Barcelona, Valverde abuzim racial ndaj Dembele

Situata e Ousmane Dembele te Barcelona është komplikuar së tepërmi në orët e fundit.

I dëmtuar për shumicën e sezonit, ish-lojtari i Stade-Rennais vetëm javët e fundit ka filluar të përfshihet në ekipin katalanas, por shumicën e ndeshjeve e ka filluar nga stoli.

Këtë të hënë, sipas gazetës Sport, ka pasur një sherr në qendrën stërvitore të ekipit mes Dembele dhe Valverde që thuhet të ketë qenë i ashpër.

Burimet e brendshme të Sport raportojnë se ka ofenduar me fjalë raciste talentin francez. Diçka e papranueshme. Dhe është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit.

Priten të reja të mëtejshme.

Më shumë nga La Liga