Bundesliga

Rummenigge del kundër Lewandowski: “Cili kritikon Bayern do të jetë në telashe me mua personalisht”

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka kritikuar Robert Lewandowski pasi sulmuesi ka ngritur pyetje në lidhje me merkaton e bërë nga bavarezët gjatë verës, shumë larg asaj të Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Barcelona. Mesa duket Lewandowski nuk ka pëlqyer që Bayern investoi 40 milionë euro për të marrë Corentina Tolisso nga Lyon, 20 milionë euro për Niklas Sule të Hoffenheim, 20 milionë euro për blerjen përfundimtare të Kingsley Coman nga Juventus, plus huazimet e James Rodriguez dhe Sebastian Rudy.

“Ai që kritikon klubin ose shokët e skuadrës do të ketë personalisht probleme me mua. Do të futet në telashe”

“Bayern duhet të gjejë diçka të re dhe kreative, nëse klubi dëshiron që “yjet” më të mëdha të futbollit botëror të tërhiqen nga projekti i tyre. Nëse dëshiron të qëndrosh në nivelet më të larta, ke shumë nevojë për këta lojtarë,” – tha Lewandowski, pas humbjes 2-0 ndaj Hoffenheim, teksa nuk ka vonuar as përgjigja e Rummenigge për gazetën “Bild”: “Do të ishte e shëmtuar nëse Lewandowski i sheh gjërat në të tillë mënyrë. Besnikëria është pjesë e ADN te Bayern Munich dhe është shumë e rëndësishme për tifozët. Për një kohë të gjatë ne po ndjekim një filozofi serioze dhe të suksesshme që na ka dhënë sukses të madh. Unë qëndroj në krah të ekonomistit të klubit, sipas të cilit pagat e lojtarëve duhet të reduktohen dhe të ndryshojnë vit pas viti, në vartësi të asaj që jep futbollisti.”

It was a frustrating afternoon for the Polish striker as Bayern slumped to defeat

“Padyshim që Robert është irrituar nga merkato e PSG. Ai është i punësuar te Bayern Munich si futbollist dhe fiton shumë parà. Nuk jam dakord me kritikat e tij. Ai që kritikon klubin ose shokët e skuadrës do të ketë personalisht probleme me mua. Do të futet në telashe. Nuk më kanë pëlqyer as deklaratat e tij në fund të sezonit të kaluar, ku akuzonte të gjithë se nuk e kishin ndihmuar të shpallej golashënuesi më i mirë. Nuk mendoj se Lewandowski duhet t’i lejojë vetes të tilla deklarata, pasi ka një kontratë deri në vitin 2021, pa asnjë klauzolë prishjeje. Deklarata të tilla rëndojnë dhe shqetësojnë klubin tonë. Në të ardhmen mund të kemi telashe, po vazhduam në të tillë mënyrë,” – përfundoi Rummenigge.

Bayern chief executive Karl-Heinz Rummenigge (left), pictured with club president Uli Hoeness, publicly rebuked Lewandowski for his remarks

Më shumë nga Bundesliga