Connect with us

Basketboll

Play off, nesër finalet e para në basketboll

Nga dita e nesërme do të nisin ndeshjet finale të play off-it në basketboll. Të parët që do të zbresin në fushë janë meshkujt, një përballje klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë që luhet në “Asllan Rusi”. Bardheblutë do të luajnë 3 takime ne kryeqytet dhe do të kërkojnë të ndalin Vllazninë kampione në fuqi në edicionet e fundit. Një finale pa favoritë, edhe pse bardheblutë fituan dy javë më parë në Superkupë, dy skuadra të përforcuara me lojtarë të huaj.

Te femrat rikthehet sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit, ku ashtu si te meshkujt, bardheblutë do të kenë faktorin fushë në favor (tri ndeshje në “Asllan Rusi”). Një tjetër përballje e fortë, dy ekipe të forta dhe rivale të denja të njëra-tjetrës, që pritet të dhurojnë spektakël në fushë. Finalja e parë e femrave do të luhet ditën e diel, në kryeqytet.

Nga nje ndeshje basketbolli per femra

BASKETBOLL – FINALE MESHKUJ

22 prill, Tirana – Vllaznia, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

26 prill, Vllaznia – Tirana, ora 19:00 (Shkodër)

29 prill, Tirana – Vllaznia, ora 19:00 (Asllan Rusi-1)

3 maj, Vllaznia – Tirana, ora 19:00 (Shkodër)*

6 maj, Tirana – Vllaznia, ora 19:00 (Asllan Rusi-1)*

BASKETBOLL – FINALE FEMRA

23 prill, Tirana – Flamurtari, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

27 prill, Flamurtari – Tirana, ora 18:00 (Vlorë)

30 prill, Tirana – Flamurtari, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

4 maj, Flamurtari – Tirana, ora 18:00 (Vlorë)*

7 maj, Tirana – Flamurtari, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)*

*Ndeshja e katërt dhe e pestë do të luhen nëse është e nevojshme

Më shumë nga Basketboll