RUSI 2018

Play-off / Nuk ka surpriza, Kroacia konfirmon kualifikimin në Kupën e Botës

Kroacia e kishte thuajse të sigurt kualifikimin në Kupën e Botës dhe tashmë është konfirmuar. Ndeshja e kthimit nuk kishte surpriza. Kroatët do të udhëtojnë në Rusi 2018 gjatë verës për të marrë pjesë në kompeticionin më prestigjioz të botës së futbollit pasi ka mundur Greqinë 4-1 në Kroaci, dhe sapo ka marrë një barazim 0-0 në Greqi. Aq i mjaftonte Modric me shokë për të siguruar kualifikimin, që për të thënë të vërtetën nuk e vunë asnjëherë në dyshim gjatë ndeshjes së sotme.

Kroatët nuk e kishin nënvlerësuar aspak kundërshtarin, megjithëse kishin arritur një rezultat të kënaqshëm në ndeshjen e parë, duke futur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Edhe mundësitë më të mira gjatë ndeshjes, megjithëse duhet thënë se ishin të pakta, erdhën nga Kroacia, ku duhet përmendur shtylla e Perisin përpara se të përfundonte pjesa e parë. Një kualifikim i merituar i ballkanasve, të cilët kanë treguar superioritetin e tyre në të dyja sfidat.

Më shumë nga RUSI 2018