Futboll

Plori u largua, Kastrioti bën gati një “rekordmen” për ta zëvendësuar

Humbja me Kukësin i kushtoi largimin trajnerit Elvis Plori nga skuadra e Kastriotit. Në fakt, nuk dihet nëse më i humbur doli trajneri, apo klubi krutan. Plori e mbajti ekipin për 9 javë, një fazë por nuk ia doli më mbanë për shkak të vështirësive të shumta që hasi në kampin krutan. Flamur i bardhë, humbje shprese dhe hapje rruge me xhentilesë. Drejtuesit e Kastriotit kanë pranuar dorëheqjen e Plorit dhe kanë menduar për zëvendësuesin e tij.

Gazeta Panorama Sport shkruan se trajneri që pritet të marrë frenat e skuadrës është Stavri Nica. Ky i fundit një emër i njohur në trajningun shqiptar, por dhe një bast i rrezikshëm për çdo skuadër që e merr për ta vendosur në krye të stolit. Durrsaku, pavarësisht përvojës së madhe, njihet për paqëndrueshmërinë e tij. Në vitet e fundit ka ndryshuar shumë ekipe dhe në periudha kohore të shkurtra, që nga Laçi, Teuta, por së fundmi dhe Burreli.

Ai u largua nga Burreli më datë 5 tetor, pa një komunikim zyrtar, por la ekipin dhe stërvitjen. Një sjellje jo e hijshme nga ana e tij, megjithatë të shohim dhe të presim nëse drejtuesit krutanë do të pranojnë të rrezikojnë me Nicën. Po ashtu, mund të hapen “bastet” se deri kur do të rezistojë Nica në krye të Kastriotit, gjithmonë nëse merr zyrtarisht ekipin e Krujës. Skuadra ndodhet në vendin e fundit dhe në një situatë të keq.

Më shumë nga Futboll