TECH

Po! Google përfshin Shqipërinë në aplikacionet e udhëtimeve

Po! Google përfshin Shqipërinë në aplikacionet e udhëtimeve

Google mendon edhe për Shqipërinë. Motori gjigant i kërkimit ka njoftuar se shërbimet Trips, Flights dhe Destinations do të jenë të disponueshme në më shumë gjuhë dhe vende, duke përfshirë kështu edhe vendin tonë.

Kjo është një ndihmë e madhe për “turistët e lindur”, të cilët nuk kanë vetëm verën si stinë udhëtimesh. Çdo person që përdor “Destinations” në Google Search sot i gëzohet faktit se 14 gjuhë të reja janë shtuar dhe se mund të bëjë kërkime për vendet që i sheh si më interesantet për t’u vizituar.

Nuk mbyllet me kaq, sepse edhe Google Flights është zgjeruar me 26 vende të reja të Evropës, ku përfshihet edhe i yni. Kështu, çdokush mund të kërkojë për fluturime drejt destinacioneve të preferuara dhe të prenotojë biletat më të lira.

Ky aplikacion popullor sugjeron pika turistike dhe madje ndihmon në organizimin e gjithçkaje që ka të bëjë me udhëtimin.

 

Më shumë nga TECH