Kategoria e Dytë

Po luhet derbi Tirana-Partizani, ndiqeni ndeshjen “livestream” (video)

Mund t’ju duket e habitshme, por sot po luhet derbi i kryeqytetit, mes dy skuadrave plot emër e traditë në futbollin shqiptar, Tirana dhe Partizani. Nuk janë skuadrat e Superiores, port ë Kategorisë së Dytë, që prej orës 14:00 po përplasen mes tyre në “Skënder Halili”.

Një sfidë që mbart në vetvete interesin e të dy tifozërive, edhe pse bëhet fjalë për një kategori inferior, sepse antagonizmi është maksimal edhe në miqësore, jo më zyrtare. Duke ditur këtë rëndësi, TVSH po e transmeton ndeshjen direct, të cilën po e përcjellim edhe ne “livestream’ për lexuesit e “Telesport”. Kjo është sfida më interesante e javës së 3-të të Kategorisë së dytë, direct në “Telesport.al”, nga valët e Televizionit Publik Shqiptar!

Më shumë nga Kategoria e Dytë