Connect with us

Futboll

“Po shohim transformimin e Ronaldo-s. Ai do të vazhdojë të luajë në të 40-at, rivali i tij i vetëm tashmë është Pele”

Gary Neville beson se Cristiano Ronaldo mund të ketë një të ardhme të suksesshme si një qendërsulmues, pra një numër 9 klasik, pasi ylli i Real Madrid shënoi tre gola për Los Blancos ndaj Bayern Munich duke i dërguar në gjysmëfinalen e Champions League.

Gary Neville beson se Cristiano Ronaldo mund të ketë një të ardhme të suksesshme si një qendërsulmues, pra një numër 9 klasik, pasi ylli i Real Madrid shënoi tre gola për Los Blancos ndaj Bayern Munich duke i dërguar në gjysmëfinalen e Champions League.

Ronaldo sealed his 'perfect' hat-trick with a simple finish after Marcelo's individual run

Ronaldo u bë lojtari i parë që kap shifrën e 100 golave të shënuar në kompeticionin madhor evropian ë një 4:2 dramatik ndaj ekipit gjerman në “Bernabeu” të martën. Tripleta do të thotë se 32 vjeçari, i cili ka vuajtur në disa momente të sezonit, tani ka shënuar 31 gola në 38 paraqitje gjatë tranzicionit në një rol më qendror.

Gary Neville believes his former team-mate will have years of success as a centre-forward

Neville ka luajtur përkrah sulmuesit portugez për gjashtë vite te Manchester United dhe është i sigurt se ai do të vazhdojë të shënojë edhe në vitet në vazhdim. “Po mendoja më parë, si është plani afatgjatë për të? Kam një mendje se ai mund të luajë edhe në të 40-at,” shprehet Neville për emisionin Sky Sports Revista de La Liga.

Ronaldo (left) wheels away after heading past Manuel Neuer during the second half

“Mendoj se ai është duke ndërtuar një karrierë afatgjate si një qendërsulmues, ku ai mund të shënojë akoma gola dhe të shkëlqejë duke shfrytëzuar episodet. Edhe tani atë po bën, po shfrytëzon momente më shumë se sa po kontribuon përgjatë 90 minutave.”

The forward equalised for a second time with a well taken left-footed finish

“Ai e ka mendjen te Pele. Shifrat e tij. ato numra skandaloze që mendon se nuk mund të arrihen kurrë, paraqitjet, golat, dhe për mendimin tim ai këtë drejtim ka marrë. Mendoj se do të luajë më shumë se Lionel Messi. Mendoj se ai do të shënojë më shumë gola në fund dhe do të vazhdojë të bëjë gjëra të mëdha. Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë për një kohë të gjatë. Dhe në lojën aktuale, ai po kthehet në një golashënues tipik, ai futet më tepër në zonë, vjen më shpesh te shtylla e parë, dhe goditjet me kokë i ka pasur gjithmonë të jashtëzakonshme. Ai e di që nuk mund të vrapojë më sa poshtë e lartë. Ai e di që nuk mund të driblojë më si më parë. Ai do të bëhet një golashënues, një numër 9-sh shumë i mirë.”

 

Më shumë nga Futboll