Futboll

“Po të kisha ardhur dhjetë vjet më parë në SHBA, tani di të isha president!”

Goli i 12-të në 15 ndeshje që kur vesh fanellën e Los Angeles Galaxy, për më tepër një asist kundër Philadelphia Union, në paraqitjen e radhës shembullore për Zlatan Ibrahimovic në MLS.

Talenti suedez ka “pushuar” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndoshta po të kishte shkuar dhjetë vjet më parë do të kishte qenë protagonist edhe në politikë.

Vetë Ibrahimovic e ka deklaruar diçka të tillë në një konferencë për shtyp, ku ka “sfiduar” presidentin aktual të SHBA, Donald Trump.

Ibra tha: “Nuk e di nëse kam arritur të ndryshojë kulturën e futbollistë të këtij vendi, por po punoj për ta përmirësuar. Politikanët janë me fat që nuk kam ardhur këtu dhjetë vite më parë, përndryshe do të isha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Më shumë nga Futboll