Champions League

Po vjen Ronaldo, ja çfarë goli fantastik ka shënuar në stërvitje

Më në fund, tifozët e Real Madridit sot do të shohin yllin e skuadrës së tyre, Cristiano Ronaldo! Ai ka katër ndeshje që nuk luan, që pas dënimit (me pesë ndeshje) prej kartonit të kuq që mori në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës.

Dënimi vlen për ndeshjet në Spanjë, jo për ato në Ligën e Kampionëve, kështu që portugezi do të jetë titullar në përballjen me APOEL-in në “Santiago Bernabeu”. Dhe, për të kuptuar se sa i motivuar është, shihni këtë gol fantastik që ka shënuar në stërvitje!

Më shumë nga Champions League