TECH

Po vjen shtatori! Apple do të publikojë tre iPhone dhe një 4K Apple TV

Po vjen shtatori! Apple do të publikojë tre iPhone dhe një 4K Apple TV

Apple pritet të nxjerrë në treg tre versione iPhone dhe një televizor Apple të një modeli krejt të ri në një event që do të zhvillohet në shtator. Më i shtrenjti nga telefonët celularë kushton 1 mijë dollarë. Ai thuhet se do të ndizet duke identifikuar fytyrën e përdoruesit.

Televizori Apple që do të zbulohet muajin e ardhshëm do të jetë brezi i pestë i këtij lloji, bashkë me modelet e reja të celularëve, që transmeton në formatin 4K për herë të parë, duke ofruar rezolucion të dyfishtë krahasuar me modelin e mëparshëm.

Apple duket se do të përqendrohet fuqishëm te televizorët dhe raportohet se planifikon të investojë 1 miliard dollarë në programin e vet origjinal.

Të gjitha këto informacione nuk janë të konfirmuara. Ato vijnë si spekulime para asaj që do të ndodhë në shtator. Një gjë, ama, dihet me siguri: televizorët e së ardhmes do të kenë dhjetëra funksione.

 

Më shumë nga TECH