Champions League

Pochettino ankohet: Agnelli i bëri presion gjyqtarit…

Pochettino ankohet: Agnelli i bëri presion gjyqtarit…

Mauricio Pochettino beson se Juventus i ka mësuar skuadrës së Tottenham se si të bëhet specialiste e suksesit. Tottenham u mposht 2-1 në fushën e tij nga kampionët e Italisë, edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, dhe u eliminua nga 1/8-t e finaleve të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Trajneri i “spursave” zbuloi se pronari i Juventus, Andrea Agnelli dhe shefi ekzekutiv Giuseppe Marotta qëndruan gjatë pushimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes duke bërë presion mbi zyrtarët e ndeshjes, përfshi edhe gjyqtarin polak Szymon Marciniak. Argjentinasi mendon se klubet e Premier League duke të mësojnë nga kjo mënyrë sjelljeje.

Tottenham manager Mauricio Pochettino greets Juventus boss Massimiliano Allegri at Wembley (John Walton/PA)

“Unë mendoj se është një situatë nga e cila duhet të nxjerrim mësime për të ardhshme. Nëse shikojmë shifrat dhe atë që u pa në fushën e lojës në harkun e 180 minutave, Tottenham ishte skuadra më e mirë, por Juventus u kualifikuar, – tha Pochettino. – Ndonjëherë diferencën e bëjnë detajet më të vogla dhe gjëra që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës dhe mendoj se Juventus është specialiste në këtë fushë. Ata janë mësuar t’i bëjnë presion gjyqtarit dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Gjatë gjithë pushimit Agnelli qëndroi në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe u hakërrye me gjyqtarin. Mendoj se është në kulturën e klubit të tyre të ndihmojë skuadrën të fitojë. Ishin Agnelli dhe Marotta ata që bënë presion. Unë besoj se detaje të tilla mund të bëjnë një klub të jetë i suksesshëm.”

Më shumë nga Champions League