Futboll

Pochettino i tërbuar me trajnerin e Belgjikës, për yllin e Tottenham

Mauricio Pochettino ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez, për shkak se ky i fundit zbuloi për mediat dëmtimin dhe kohën që futbollisti belg i “Spurs-ave” Jan Vertonghen do të qëndrojë jashtë fushave. Vertonghen nuk u grumbullua nga tekniku Martinez, për shkak të dëmtimit që futbollisti pësoi javën e kaluar, gjatë fitores së Tottenham’s 2-0 ndaj Huddersfield. Asnjë afat nuk ishte dhënë nga stafi mjekësor, apo edhe stafi teknik i Tottenham, mbi rikthimin e Vertonghen, të paktën deri kur trajneri i Belgjikës, njoftoi se futbollisti do të mungojë për rreth 6 javë, duke humbur edhe ndeshjet e përfaqësueses, në program për muajin nëntor. Konferenca për shtyp e trajnerit të Belgjikës u realizua përpara se Pochettino të takohej të premten me mediat, duke bërë që argjentinasi të ndidhet i tradhëtuar nga Martinez, që kishte zbuluar paraprakisht periudhën e gjatë deri në rikthimin e Vertonghen në fushë.

“Është aq e vështirë të komunikosh me të gjitha ekipet përfaqësuese. Shiko tani, përpara konferencës time për shtyp, jut ë gjithë e dinit për situatën e Vertonghen, sepse Roberto e kishte thënë për mediat në Belgjikë, përpara nesh. Por në fund të fundit është futbollisti ynë, lojtari ynë i Tottenham. Punonjësi i Tottenham. Ne erdhëm këtu dhe duhej të sqaronim. Është e vështirë. Ata duhet të na kontaktonin ne. Ata duhej të na telefononin dhe të pyesnin. Nëse ata na telefononin, ne do të ishim mëse të lumtur të jepnim opinionin tonë”, deklaroi ndër të tjera i irrituar trajneri i Tottenham, Pochettino.

Më shumë nga Futboll