Connect with us

Futboll

Pochettino: “Kurrë trajner i Barça-s, kam lindur me dem në krah”

Mauricio Pochettino ka shpjeguar pse nuk do të ulet kurrë në stolin e Barcelona-s. Pochettino u emërua trajneri i Tottenham në verën e 2014 pasi impresionoi në Premier League me Southampton, dhe ai i ka kthyer londinezët në konkurrentë seriozë për titull.

Mauricio Pochettino ka shpjeguar pse nuk do të ulet kurrë në stolin e Barcelona-s. Pochettino u emërua trajneri i Tottenham në verën e 2014 pasi impresionoi në Premier League  me Southampton, dhe ai i ka kthyer londinezët në konkurrentë seriozë për titull. Momentalisht Spurs ndodhen në vend të tretë pas 20 ndeshjes. Argjentinasi ka fituar reputacionin si një prej trajnerëve më të mirë të kontinentit, me Real Madrid dhe Barcelona që janë duke e vëzhguar me kujdes ecurinë e tij.

Image result for pochettino espanyol

Nëpër mediet evropiane është parashikuar se Pochettino do të largohet nga Tottenham për t’iu bashkuar gjigantëve të futbollit spanjoll në vitin 2017, por 44 vjeçari ka përjashtuar mundësinë për të trajnuar Barcelona-n në të ardhmen. Duke folur për BBC pas fitores 3:0 në FA Cup kundër Aston Villa, Pochettino është pyetur rreth interesit të klubit katalanas drejt tij. Ai është përgjigjur duke thënë se ka lindur me dem në krah, një referencë e historisë së tij me rivalët e barça-s, Espanyol, me të cilët ai ka luajtur përpara se të bëhej trajner.

 

[interaction id=”5873a78cfef6bbbe783babe0″]

Më shumë nga Futboll