Premier League

Pochettino mërzitet me tifozët e Tottenham, ja përse…

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka qenë i shokuar pas fitores 1-0 që ekipi i tij arriti ndaj Cardiff City, me golin e shënuar nga Eric Dier, nisur nga fakti që stadiumi ishte i gjysmë i boshatisur.

Në ndeshjen e luajtur në “Wembley” u shitën vetëm 43.268 bileta nga 90 mijë të mundshme.

“Ishte një surprizë që më shumë se gjysma e stadiumit ishte bosh, – tha argjentinasi. – Por unë e kuptoj se nuk mund të kërkojë më shumë përderisa nuk kemi një stadium tonin dhe binte shumë shi. Gjithsesi, nuk mund ta fsheh faktin se u mërzita kur pashë se sektori i tretë i stadiumit ishte krejtësisht bosh.”

Fitorja e tretë radhazi e ngjit Tottenham në vendin e tretë të Premier League, një pikë larg Liverpool dhe Manchester City, që do të ndeshet sot me njëra-tjetrën.

Më shumë nga Premier League