Champions League

Pochettino për yllin e “Zonjës”: Është një më të mirët në qarkullim

Ndeshja e kthimit duhet luajtur duke u bazuar te paraqitja e mirë e pjesës së dytë dhe të eliminohen gabimet e pjesës së parë. Kjo është ajo që i ka kërkuar Maurizio Pochettino Tottenham-it të tij. “E kemi analizuar ndeshjen e parë, – ka shpjeguar ai, – dhe ndoshta goli i parë ka qenë në pozicion jashtë loje, kemi shkaktuar një penallti, por më pas kemi patur pak fat. Kemi shënuar para fundit të pjesës së parë dhe ata kanë gabuar një penallti. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe jo për atë që ndodhi në të parën”.

Shqetësimi kryesor i Pochettino quhet Gonzalo Higuain: “Ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë, bashkë me Herry Kane natyrisht. Është e vështirë të luash kundër këtyre fenomeneve, por Juventus nuk ka vetëm atë dhe ne duhet të ruhemi nga shumë kampionë të tyret. Do të duhet të bëjmë një ndeshje perfekte, por jemi në një moment të mirë dhe do të provojmë t’i japim vazhdimësi kësaj faze edhe në këtë takim. Objektivi ynë është të fitojmë një trofe këtë vit, edhe pse jemi të vetëdijshëm se do të kemi shumë ekipe të fortë në rrugën tonë, siç është edhe Juventus”.

Trajneri argjentinas e shikon sfidën me bardhezinjtë si një pasojë e natyrshme e një rruge të nisur në 2014-ën me kalimin e tij në drejtim të “Spurs”: “Jemi përmirësuar shumë në këto vite. I kemi hedhur hapat njëri pas tjetrit dhe tani jemi pjekur. Tani do të kemi mundësinë të përballemi me një ekip të madh i Juventus. Por Tottenham është një skuadër e fortë, ka lojtarë të guximshëm që i adhurojnë sfida të tilla dhe duhet të kemi një mentalitet pozitiv”, ka thënë Pochettino.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League