Futboll

Pochettino: “Te Tottenham dua 4 blerje në 2 javë!”

Mauricio Pochettino ka zbuluar se kërkon katër blerje përpara skadimit të afatit të merkatos së verës, në fund të gushtit. Tottenham nuk ka afruar asnjë përforcim në skuadër që nga përfundimi i sezonit të kaluar, ndërkohë që ka shitur Kyle Walker te Manchester City. Janë të shumta marrëveshjet drejt të cilave po punohet për finalizim, gjithsesi interesimi më i madh i Spurs është për Davinson Sanchez të Ajax, Pape Cheikh Diop të Celta Vigo, Paulo Gazzaniga të Southampton dhe Ross Barkley të Everton. Rezultate imazhesh për pochettino

“Unë dua katër futbollistë, nëse është e mundur, por nuk është e lehtë. Ne gjithmonë bëjmë tre ose katër blerje çdo sezon. Është e rëndësishme të tentosh afrimin e futbollistëve që kanë mundësi të vijnë. Ne jemi një grup shumë i fortë dhe krijojmë tradita dhe filozofi të mira. Nuk është e lehtë për ne që të nënshkruajmë me profiling e duhur. Por e lehtë për futbollistët që të fijnë te Tottenham, sepse njerëz të mirë do të vijnë. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të drejtë në përzgjedhjen e futbollistëve që do të nënshkruajnë, për të mirën e klubit”, deklaroi trajneri Pochettino, duke mbrojtur gjithashtu strategjinë e ngadaltë por konsistente të klubit në realizimin e blerjeve të merkatos.

Rezultate imazhesh për pochettino

Ndërkohë, i pyetur për Sanchez, Pochettino u shpreh: “Unë nuk mund të flas për atë, ai nuk është futbollisti ynë, është i një tjetër klubi dhe unë respektoj maksimalisht çdo klub dhe futbollist. Nuk flas kurrë në lidhje me aludime apo thashetheme, por ne presim të bëjmë disa blerje përpara përfundimit të merkatos. Ky është objektivi ynë, të përpiqemi të përmirësojmë skuadrën, si dhe të afrojmë fytyra të reja me energji të reja. Do të jetë një sezon i gjatë dhe ne duhet të bëjmë disa përforcime”.

Më shumë nga Futboll