Connect with us

Bundesliga

“Pogba, 105 milionë euro? Aubameyang vlen 150!”

Për legjendarin Lothar Matthäus, Borussia Dortmund mund të fitojë 150 milionë euro nga sulmuesi  Pierre-Emerick Aubameyang. Lojtari me më shumë paraqitje me Gjermaninë e ka cilësuar 27-vjeçarin si “më të mirin e fazës së parë në Bundesligë”. Në editorialin e tij në “Sport Bild”, ish-mesfushori u shpreh: “Aubameyang është zhvilluar shumë dhe mund t’i falësh çdo gjë, edhe nëse fluturon për në Milano. Shpresoj ta shohim sa më gjatë në Bundesligë.”

Matthäus vazhdoi: “Nëse një lojtar si Paul Pogba kushton 105 milionë euro, Dortmund mund të përfitojë 150 milionë euro për Aubameyang-un. Ai është një lojtar i cili bën diferencën. Pogba nuk e bën.” Mbase ish-kampioni i botës ka të drejtë, sepse këtë sezon, për shembull, ish-milanisti ka shënuar 16 gola në Bundesligë. Gabonezi është pikë referimi në “Signal Iduna Park”, por thuhet se klubi i tij i radhës do të jetë Real Madrid, një ëndërr e gjyshit të tij.

 

[interaction id=”585a8e5eb46a0b174b227ff4″]

 

 

Më shumë nga Bundesliga