Futboll

Pogba: Donnarumma meriton respekt

Portieri i Milan-it, Gianluigi Donnarumma në këtë moment ka nevojë për miq të vërtetë që ta mbështesin për vendimin e marrë nga ai dhe agjenti i tij për të mos e rinovuar kontratën e tij me Milan-in që përfundon vitin e ardhshëm. 18-vjeçari pati një javë të vështirë, e cila u mbyll të dielën në mbrëmje me një protestë të tifozëve kuqezinjë në fitoren 2-0 kundër 21-vjeçarve të Danimarkës, duke hedhur dollarë të rrem në portën e mbrojtur prej adoleshentit që ka magjepsur botën.

“Donnarumma së shpejti do të jetë më i miri në botë dhe ai meriton vetëm respekt për atë që ai ka bërë deri tani”, tha Pogba.

Një protestë që tregon se tifozët e kanë humbur respektin dhe dashurinë ndaj tij pas mos rinovimit të kontratës me Milan-in për të nisur një aventurë të re ku mund të fitojë më tepër para.  Sidoqoftë, ai ka një aleat, superylli i Manchester United, Paul Pogba, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter tregoi mbështetjen e tij për adoleshentin që ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me kuqezinjtë. Ndërkombëtari francez deklaroi: “Donnarumma së shpejti do të jetë më i miri në botë dhe ai meriton vetëm respekt për atë që ai ka bërë deri tani”.

 

Më shumë nga Futboll