Premier League

“Pogba duhet të marrë shembullin e Fellaini-t”

Legjenda e Liverpool Graeme Souness ka sulmuar Paul Pogba pas paraqitjes së shkurtër që bëri ndaj Basel të martën. Pogbal luajti vetëm 19 minuta gjatë rikthimit të Manchester United në Champions League përpara se të dilte nga fusha me një tërheqje muskulore. Por me sa duket aq ka mjaftuar për Souness, i cili është një nga analistët më të famshëm të Sky Sports.

“Dua ta shoh Pogba të bëjë atë që bën Fellaini: të jetë më konkret përpara portës dhe në mesin e fushës,” shprehet ai për TV3.

Graeme Souness criticised the Manchester United midfielder on punditry duty for TV3

“Nuk po them se Fellaini është një opsion më i mirë, por po them që është më i rrezikshëm. Mbase nuk është aq i bukur për t’u parë, por është i vlefshëm për skuadrën. Dua të shoh Pogba në mesin e fushës të marrë topin, të bëjë gjëra të thjeshta dhe të futet në zonë për kroset. Ai ka fuqinë për t’u kthyer në pozicion, dhe teknikën për të shënuar.”

Souness suggested Pogba be more like team-mate Marouane Fellaini - who scored the opener

Më shumë nga Premier League