Kampionatet në Europë

Pogba: E ardhmja ime? Nuk kam asnjë problem me Mourinhon

Paul Pogba u nënshkrua nga Jose Mourinho për një shumë rekord te Manchester United, 89.3 milionë euro. Ai erdhi nga Juventusi në gusht 2016, për t’u kthyer në “Old Trafford” në një eksperiencë të dytë. Ndërkombëtari francez, megjithatë, ka duruar fatin e përzier këtë sezon dhe ka kaluar kohë në stol, në vitin 2018, pasi forma e tij është jo e duhura.

Fitorja 2-0 në Premier League, kundër Bournemouth, dhe suksesi gjysmëfinal i “FA Cup”, 2-1 ndaj Tottenhamit, në “Wembley” i ka qetësuar disi gjërat te “djajtë e kuq”. “Unë nuk kam asnjë problem me të, – tha Pogba për “Canal Football Club”. – Jam pjesë e një një klubi të madh, si Manchester United. Jam futbollist me ambicie dhe më pëlqen të jap më të mirën nga vetja ime. Ai është trajner, ai i merr vendimet. Si lojtar, i pranoj ato”.

Pogba e hodhi poshtë, gjithashtu, sugjerimin se ulja disa herë në stol e bën atë të “peshojë” të ardhmen. “Unë nuk mendoj kështu, – shtoi ai. – Nëse luan dikush tjetër në vendin tim, kjo nuk është padrejtësi. Ndodh vetëm për shkak se trajneri po kërkon diçka tjetër. Ne lojtarët duhet ta pranojmë këtë. Ndoshta ishte rasti për Romelu Lukaku, ose Marouane Fellaini”.

Pep Guardiola shkaktoi “trazira” kohët e fundit, duke pretenduar se Pogba i ishte ofruar Manchester City në janar, nga Mino Raiola, por vetë lojtari nuk është i shqetësuar nga raportet e tilla: “Tani për tani po mendoj për të tashmen, “FA Cup” dhe Kupën e Botës që vjen. Nuk po mendoj për transfertat, apo ndonjë gjë nga këto”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë