Premier League

Pogba është “hajmalia” e Manchester United, barazon rekordin e Premier League

Paul Pogba ishte heroi i Manchester United në startin e sezonit të ri futbollistik në Angli, pasi e filloi Premier League me këmbën e djathtë, duke shkruar edhe pak histori në këtë proces. Ndërkombëtari francez është akoma i karikuar, pasi ka luajtur një rol udhëheqësi në fitoren e Kupës së Botës në Rusi, në fillim të kësaj vere.

Dhe ai nuk tregoi asnjë shenjë të lodhjes, pas këtyre heroizmave, teksa kishte më pak se një javë në stërvitje me “Djajtë e Kuq”. Pogba ktheu në gol një penallti përballë Kasper Schmeichel vetëm dy minuta pasi kishte nisur loja e së premtes kundër Leicester City. Tifozët duhet ta dinë tashmë se, sa herë që Pogba tund rrjetën, fitorja nuk është shumë prapa.

Mesfushori ka shënuar tashmë në 11 ndeshje të Premier League, të cilat kanë përfunduar me fitore të “Djajve të Kuq”. Kjo lidhet me rekordin e ish-sulmuesit të Liverpool, Ryan Babel, i cili gjithashtu ka drejtuar skuadrën e tij në 11 fitore të drejtpërdrejta, pas goditjes së rrjetës.

Tani mbështetësit e Manchester United do të shpresojnë që Pogba të shënojë sa më shumë dhe kjo të vazhdojë të konvertohet në fitore për skuadrën e tyre të zemrës, duke rrëzuar rivalët e Manchester City nga froni dhe të marrin titullin këtë sezon.

Më shumë nga Premier League