Connect with us

Kampionatet në Europë

Pogba: Ja kur mbaron dominimi i Messit dhe Ronaldos

Në një intervistë për “FIFA.com”, Paul Pogba zbuloi se sa e keqe kishte qenë situata e Griezmann, në muajt e pare, pas nënshkrimit me Atletico Madrid.

Në një intervistë për “FIFA.com”, Paul Pogba zbuloi se sa e keqe kishte qenë situata e Griezmann, në muajt e pare, pas nënshkrimit me Atletico Madrid. “Unë jam shumë krenar për atë, sepse e di se çfarë i ka ndodhur kur mbërriti tek Atletico Madrid. Vitin e parë nuk kishte minuta aktivizim, qëndroi më së shumti në stol”, – ka thënë lojtari i Manchester United. Pyetjes se cilat janë cilësitë më të mira të Griezmann, Pogba iu përgjigj: “Është shumë i zgjuar dhe luan bukur me trupin, pavarësisht se duket i vogël dhe pa shtatlartësi. Megjithatë, ka shpejtësi dhe gatishmëri të jashtëzakonshme, si dhe shënon rregullisht gola. E gjithë kjo e bën Griezmann një lojtar të madh. Sa iu takon vetive si njeri, është një nga ata djem, që i kam takuar rrallë dhe me të cilin kam luajtur. Unë gjithmonë argëtohem me Griezmann në trajnim, edhe duke punuar shumë, por e bëjmë gjithçka me kënaqësi dhe gëzim.”

Ylli francez i Manchester United, që u bë verën e kaluar transferimi më i shtrenjtë në histori, ka thënë fjalën e tij edhe për hegjemoninë e Messit dhe Cristiano Ronaldos në futbollin e sotëm: “Kur dikush duhet të jetë në majë, në fushë dhe jashtë saj, atëherë do të vijë një fund i supremacisë së tij. Por, unë nuk e di se kur kjo do të ndodhë, sepse të dy janë në nivelin më të lartë . Kur shikoj Cristianon dhe Messin duke luajtur, më shtohet etja për t’u përmirësuar, për t’u bërë si ata. Mendoj se ekzistojnë njerëz të aftë për të rivalizuar me ta. Për shembull, Zlatan Ibrahimovic te Manchester United. Është 35 vjeç, por mënyra me të cilën është duke luajtur dhe shënuar gola ende, me siguri të bëjnë të besosh se do të jetë edhe për dhjetë vjet në nivelin më të lartë. Hazard, Neymar, Suarez, gjithashtu, po bëjnë një punë të madhe. Ata flasin me gola.”

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë