Connect with us

Europa League

Pogba kundër Pogba, surpriza e UEFA-s për Manchester United

Aventura e Manchester United në Europa League do të vijojë, pasi “Djajtë e Kuq” janë mes 32 ekipeve që do të synojnë të kualifikohen në 1/16, teksa përballë do të kenë skuadrën franceze nga Ligue 1, St Etienne. Një ndeshje kjo tërësisht e veçantë për yllin e Manchester United, njëherësh edhe futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Paul Pogba teksa duket se ai do të përballet me vëllain e tij Florentin që luan në radhët e ekipit francez të St Etienne. Dueli i parë mes dy vëllezërve Pogba është planifikuar të zhvillohet në Manchester, më datë 16 shkurt 2017, ndërsa Paul do të vizitojë të vëllain e tij Florentin në shtëpinë e tij në Francë, një javë më pas, më datë 22 shkurt.

Image result for paul pogba vs florentin pogba

Paul Poba dhe United do të pëballen me Florentin Pogba dhe St Etienne në Europa League.

Është pikërisht mundësia dhe shansi që ish-mesfushori i Juventusit, Paul Pogba të përballet me vëllain e tij Florentin në dy duele, ajo që e bën më intriguese dhe të veçantë sfidën e radhës të Manchester United në Europa League. Florentin, mbrojtësi i përfaqësueses së Guineas, nuk duhet të ngatërrohet me vëllain tjetër, binjakun e Paul, që quhet Matthias dhe që luan për Sparta Rotterdam. Mbrojtësi 26-vjeçar u përfol në lidhje me një transferim të mundshëm në Premier League që gjatë merkatos së verës, me Sunderland dhe Hull, që të dyja shumë të interesuara. Por, tashmë me merkaton e dimrit në prag të çeljes, ekzistojnë shanset që Florentin të mos qëndrojë gjatë mjaftueshëm në “Stade Geoffroy-Guichard”. Një transferim i mundshëm i Florentin në Premierl League gjatë janarit do të evitonte përballjen mes vëllezërve Pogba në UEFA Europa League, porse do të mundësonte një tjetër duel mes tyre, kësaj here në kampionatin anglez.

Më shumë nga Europa League