Premier League

Pogba mbetet në Torino; shkak bëhet kontrolli anti-doping

Pogba mbetet në Torino…, por merkatoja e transferimeve nuk ka të bëjë fare me këtë rast (tani për tani). Pas fitores me përmbysje (2-1) të skuadrës së tij ndaj Juventusit, mesfushori francez ka humbur avionin, me të cilin trajneri Mourinho dhe “Djajtë e Kuq” kanë lënë qytetin e Torinos për t’u kthyer në Angli.

Arsyeja? Një kontroll i papritur anti-doping, si një rutinë e UEFA-s, e cila e ka përfshirë ish-lojtarin e Juventusit në kryerjen e testeve përkatëse. Pogba ka kaluar mbi një orë me këtë procedurë, çka i kushtoi udhëtimin me shokët.

Kështu raporton “The Sun”, që tregon se kampioni francez, për këtë shkak, nuk udhëtoi dot me skuadrën në kthim. Një pengesë e vogël në fund të një mbrëmjeje të veçantë për Pogba, i cili nuk i fshehu emocionet e tij për kthimin në atë stadium, ku u bë një futbollist i madh.

Më shumë nga Premier League