Kampionatet në Europë

Pogba në listën e largimeve te Manchester UTD, Mourinho i hap derën francezit

Jose Mourinho e ka humbur durimin e tij me Paul Pogba dhe është i vendosur të lejojë që francezi të largohet nga Manchester United këtë verë, raporton “Daily Mail”. 25-vjeçari francez ka parë stolin në ekipin e tij, këtë sezon, në mes të zërave për një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin portugez.

Dhe Mourinho tani është gati ta shesë mesfushorin, me Anthony Martial, Matteo Darmian dhe Daley Blind në listën e lojtarëve, që trajneri i “Djajve të Kuq” do të lejojë të largohen nga “Old Trafford”. Pra, nuk ka dyshime. “Special One” e ka përfshirë Pogba në listën e lojtarëve, që mund të shiten merkaton e kësaj vere, ndërsa përpiqet të mbyllë hendekun me kampionët e të rinj të Manchester City.

Perspektiva e Pogba, duke lënë “Old Trafford”, dy vite pas rikthimit në klub për 89 milionë £, është paralajmëruar edhe nga Pep Guardiola, i cili zbuloi 11 ditë më parë se lojtari iu ofrua Manchester City në janar.

Marrëdhënia e Pogba me Mourinhon është përkeqësuar me shpejtësi këtë sezon dhe 25-vjeçari është zëvendësuar përsëri në humbjen në shtëpi të së dielës, me West Brom. Francezi është lënë në stol, ose është hedhur si zëvendësues në 7 nga 11 ndeshjet e fundit.

Pogba është përpjekur të përshtatet në sistemin e Mourinhos te Manchester United, por nuk ka prodhuar shfaqje të mjaftueshme si ajo në derbin e fundit të Manchesterit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë