• Pogba, tre muaj për të paguar 115 euro

    Publikuar: 18 Mar 10:41

    Tre muaj për të paguar 100 sterlina (115 euro). Kaq i është dashur të presë një punëtori për të marrë shpërblimin nga ylli i Manchester United. Lajmi ka ardhur nga Anglia, teksa mesfushori francez ka bërë një figurë shumë të keqe. Siç ka bërë të ditur e përditshmja angleze “Sun”, ish-lojtarit të Juventus i janë dashur tre muaj për të shlyer detyrimin që kishte ndaj punëtorit që është marrë me zhvendosjen e disa kutive nga shtëpia e vjetër tek banesa e re në Mançester.

    “Pogba mund të jetë edhe lojtari më i paguar në botë, por mua më ka trajtuar si budalla. Kemi punuar një mëngjes të tërë dhe duhej të ishim paguar në përfundim të punës”, kanë qenë deklaratat e bëra nga Kondi Moyo, personi i punësuar nga mesfushori i United. Tre muaj i janë dashur Pogba për të paguar një shumë që, pas transferimit te United, ai e fiton në 3 minuta e 47 sekonda. Një gjest shumë i shëmtuar nga një lojtar që fiton 290.000 mijë sterlina në javë.

     


    Lexo postimet e tjera