Futboll

Pogba uron Dybala, ëndërrojnë tifozët e Manchester United

‘Joya’ Dybala mbushi 24 vjeç të mërkurën, duke u mbuluar nga një rrebesh urimesh në rrjetet sociale, mes të cilëve është edhe ai nga Paul Pogba, mik i ngushtë i argjentinasit, që ka patur kohë edhe për të komunikuar në një “ballë për ballë” në “FaceTime” me Dybala. Bashkëbisedim të bërë publik përmes postimit të një fotoje në rrjet, për të ngjallur reagimin shpërthyes të tifozëve të Manchester United, të cilët i kanë bërë thirrje që Dybala të bashkohet me “Djajtë e Kuq”.

Feliz comple a mi hermano (El Crak)!! @paulodybala #AgentP

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on

Postimi në “Instagram” i francezit kishtë në mbyllje edhe një kod #AgentP, që nxiti reagimet entuziaste të shumë ndjekësve të Manchester United, duke menduar agjentin Pogba në mision, për të realizuar një tjetër tratativë mes “Djajve të Kuq” dhe bardhezinjve të Juventus. Asgjë më shumë se një ëndërr për tifozët e klubit nga “Old Trafford”, pasi argjentinasi Dybala është i blinduar nga Juventus, me një kontratë që skadon në 2022. Sikur të mos mjaftonte lidhja ligjore përmes kontratës, edhe administratori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marotta ka zbuluar dëshirën e Dybala për të luajtur gjithmonë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Më shumë nga Futboll