Kampionati Shqiptar

“Poker” në Kuçovë, Tirana vijon “revanin” drejt kthimit në Superiore

Tirana nuk di të ndalet në Grupin B të Kategorisë së Parë. Ndeshjen e radhës në kampionat e ka luajtur në Kuçovë, kundër Naftëtarit, ku ka fituar me “poker”, 4-0. Bardheblutë kanë dëshmuar edhe në këtë fushë se kanë diferenca të mëdha në krahasim me rivalët e tjerë, duke shkuar javë pas jave drejt rikthimit në elitë. Golat për kryesytetasit janë shënuar sipas kësaj kronologjie: Karabeci 32′ (pen), Ngoo 39′, Sentamu 45′ dhe Bardhi 85′. 24 herë kampionët e vendit e mbyllin këtë vit në vendin e parë të Grupit B, me 31 pikë, teksa kanë grumbulluar 10 fitore, një barazim dhe një humbje në 12 javët e deritanishme. Golaverazhi i skuadrës së drejtuar nga Ze maria është mjaft pozitiv, 33-2. Sfidat e tjera të këtij “stacioni” të Kategorisë së Parë do të luhen nesër.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar