Connect with us

Moto GP

“Pole” numër 70 për Marquez, dështon Rossi…

Marc Marquez fluturon në cirkuitin e Spilbergut dhe arrin “pole positon” numër 5 në këtë sezon gjatë çmimit të madh të Austrisë, të 70-in për të në karrierë. Spanjolli i Honda e mbylli garën me një kohë të jashtëzakonshme 1’23”235, duke lënë pas shpine motorët Ducati, të pilotëve Dovizioso dhe Lorenzo, që do të nisen krah tij në linjën e parë.

Motorët Yamaha kanë pasur vështirësi. Vinales duhet të pajtohet me vendin e katërt, përpara Petrucci dhe Zarco. Valentino Rossi do të niset nga vendi i shtatë

Tre “pole position” radhazi, pas atyre në Sachsenring dhe Brno, në një cirkuit që në letër duhet të ishte i vështirë për Marc Marquez. Megjithatë, piloti i Honda po vazhdon të jetë “kanibal” në këtë pikë të sezonit dhe të dielën do të jetë një mrekulli e vërtetë për rivalët, që ta mbajnë pas shpine. “Doktor” Rossi do të niset i pari në linjën e tretë.

Më shumë nga Moto GP