Tenis

Policia e Londrës, 9 persona të arrestuar gjatë Wimbledonit

Policia e Londrës ka bërë me dije sot, pak orë para finales së grand slemit të Wimbledonit për meshkuj mes Roger Federer e Marin Cilic, se kanë qenë dy javë intensive punë për të siguruar rendin. Puna e tyre ka qenë jo vetëm siguria e tenistëve dhe fansave, por edhe kontrollet e shumta ndaj personave të dyshimtë, çka konfirmohet në numrin rekord të personave të arrestuar gjatë këtij turneu.

Policia konfirmon se ka vënë në pranga deri më tani 9 persona, si kurrë më parë gjatë Wimbledonit, ndërkohë që më shumë se 500 mijë spektatorë kanë ndjekur “live” ndeshjet e këtij turneu. akuzat ndaj persoave të ndaluar kanë qenë të shumta, si riciklim parash, fyerje ndaj personave dhe akuza raciste, mbajtje lëndësh narkotike, madje në dy raste edhe armëmbajtje pa leje (thika). Pra, klima nuk ka qenë aspak e lehtë për policinë londineze, që gjithsesi ka ditur të ruajë rendin, duke evituar edhe sulme të mundshme terroriste.

Zona ku zhvillohen ndeshjet e Wimbledonit

Më shumë nga Tenis