Sporte Mix

Policia largon nga stadiumi olimpik liderin koreano-verior

Kërkonte të imitonte liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por nuk i ka shkuar fort mirë. Gjatë një ndeshje hokeji për femra mes Japonisë dhe Koresë së bashkuar, ndeshje e vlefshme për Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, në stadium ka mbërritur edhe lideri i Koresë së Veriut, i konsideruar si dikator. Personi, që më pas u identifikua me nënshtetësi australiane me emrin Howard, korri mjaft sukses gjatë kohës që ecte mes spektatorëve, duke nisur të përshendëste publikun e pranishëm dhe valëviste flamurin e Koresë së bashkuar.

Por policia dhe organizatorët e eventit nuk e kanë pëlqyer këtë shfaqje të personit të maskuar si lideri koreano-verior, duke ndërhyrë dhe e larguan nga stadiumi. Gjatë Olimpiadës disa herë janë shfaqur në rrugë apo stadium persona që imitojnë liderin e Koresë së Veriut.

Nje fans qe imitonte liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un,

Më shumë nga Sporte Mix