AUTO

Porsche prezanton mrekullinë e radhës, kushton 96 mijë dollarë

Porsche prezanton mrekullinë e radhës, kushton 96 mijë dollarë

Porsche gjithnjë i befason njerëzit. Kompania gjigante e prodhimit të makinave së fundmi ka prezantuar një version special të Macan Turbo, në rangun e SUV-ëve Macan, me fuqi ekstra e me çmim shtesë prej 25 mijë eurosh.

Kjo makinë quhet “Macan Turbo Exclusive Performance Edition”. Natyrisht, që në emër të tremb. Ajo e ka motorin 3.6 litërsh twin-turbo V6 që prodhon 436 kuaj fuqi, pra 36 kuaj fuqi më shumë se ai standard turbo.

Shpejtësinë 100 km/h kjo makinë e arrin për 4.4 sekonda. “Macan Turbo Exclusive Performance Edition” kushton 96 mijë euro. Kush është “çmendur” për ta blerë, të presë deri nga janari i vitit të ardhshëm.

Më shumë nga AUTO