Futboll

Portieri i jep lamtumirën Tiranës, Elis Bakaj reagon nga Izraeli

Nuk ka vonuar më shumë se 24 orë që gardiani i bardhebluve, Edvan Bakaj, i vënë përballë një zgjedhje absurde, të zyrtarizonte largimin e tij nga Tirana. Një lamtumirë që pavarësisht gjëndjes së brendshme emocionale të portierit, të paktën në letër ka qenë unik, teksa dashuria për fanellën bardheblu, skuadrën dhe tifozerinë është shprehur në mënyrë të palimituar.

"Portier i tretë" është një kusht i papranueshëm për Bakajn, i cili shumë shpejt pritet të zyrtarizojë largimin nga Tirana.

Edvan Bakaj nuk ka mundur të pranojë propozimin e stafit teknik për të qenë portier i tretë, duke zyrtarizuar largimin.

Padyshim që stafi teknik e arriti atë që donte, largimin definitiv të futbollistit, teksa propozimi i bërë në adresë të tij, “të pranonte planin e stafit drejtues për të qenë jo më shumë se portier i tretë ”, ndonëse nuk ishte një largim direkt, në mënyrë indirekte synonte pikërisht vetëlargimin e portierit.

Edvan Bakaj është takuar sot me drejtuesit bardheblu për të mesuar mbi planet negative në lidhje me pozitat e tij.

Presidenti Halili ndonëse ka pranuar vendimin e stafi, mësohet se nuk ka mbetur i kënaqur nga largimi i portierit Bakaj.

Ajo që stafi teknik nuk kishte parashikuar ishte se presidenti Halili, ndonëse nuk kundërshtoi vendimin e stafit, në të vëretë nuk ka pëlqyer aspak largimin e Edvan Bakajt, por jo vetëm kaq. Stafi teknik nuk ka parashikuar për asnjë moment se Bakaj do të shfaqte një nivel shumë të lartë profesionalizmi në lamtumirën publike.

Faksimile e lamtumirës që Edvan Bakaj ka ndarë me publikun nëpermjet "Instagram-it".

Faksimile e lamtumirës që Edvan Bakaj ka ndarë me publikun nëpermjet “Instagram-it”.

“Faleminderit dhe mirupafshim. Ishte një eksperiencë e bukur. Ditë të vëshitra, ditë të bukura dhe shumë, shumë emocione. Një sezon që nuk u mbyll ashtu si meritonim, ashtu si duhej, por sërish për mua do të mbahet mend gjithmonë. Faleminderit dhe gjithmonë Forca Tirona”- ishte kjo lamtumira që portieri Bakaj ka preferuar të bëj publike në “Instagram”.

Faksimile e reagimit të Elis Bakaj nga Izraeli në lidhje me largimin e Edvanit nga Tirana.

Faksimile e reagimit të Elis Bakaj nga Izraeli në lidhje me largimin e Edvanit nga Tirana.

Atë që të gjithë e prisnin nga vetë portieri, e ka servirur vetëm pak momente më parë Bakaj tjetër, ai i golave, golashënuesi më i mirë i bardhebluve sezonin e kaluar, Elisi. Ky i fundit nga Izraeli, ku është transferuar prej më shumë se një muaji, e ka një sinjal për “skeptikët”, tw cilwt sipas tij, këtë ndaj Edvanit nuk e kanë gabimin e parë, por vetëm atë të radhës.

[total-poll id=63487]

Më shumë nga Futboll