Bundesliga

Portieri turpëron Aubameyang-un, Dortmund fiton falë golit historik të japonezit

Borussia Dortmund ka mundur 2-1 skuadrën e Augsburg në transfertë dhe ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionatin gjerman. Falë këtij suksesi verdhezinjtë kanë blinduar vendin e parë duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, gjashtë më shumë se rivalët e përjetshëm të Bayern Munich, të cilët do të luajnë nesër në fushën e Hertha Berlin.

Yarmoalenko ka kaluar në avantazh miqtë pas vetëm katër minutash lojë, por vendasit kanë arritur të barazojnë në minutën e 11-të me Caiuby. Goli që ka vendosur takimin në favor të Dortmund është realizuar në minutën e 23-të nga Kagawa, i cili është bërë golashënuesi më i mirë japonez në historinë e Bundesliga-s me 38 realizime.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Dhejtë minuta para fundit Pierre-Emerick Aubameyang ka patur mundësinë të shënojë edhe golin e tretë për ekipin e Bosz, por portieri Hitz ka pritur pa probleme penalltinë e goditur nga sulmuesi afrikan, që ka dashur të shënojë me një goditje “alla-Panenka”.

Më shumë nga Bundesliga