Champions League

Porto luan për kualifikimin, Monaco për 3 pikët e para

Porto, të mërkurën në mbrëmje, do të zbresë në fushën për ndeshjen e fundit të Grupit G me vetëdijen se gjithçka varet nga ata. Monaco, gjysmëfinalistja e sezonit të kaluar, ka zhgënjyer në këtë sezon të Champions League dhe do të paraqitet në këtë ndeshje pa asnjë objektiv. Ndërkohë, portugezët, që kanë të njëjtin numër pikësh me Leipzig (7), do të kualifikoheshin me një fitore, pavarësisht se çfarë bëjnë gjermanët, duke parë se bardheblutë kanë një diferencë më të mirë golash në ndeshjet e drejtpërdrejta.

Porto ka fituar 3-0 në fushën e Monaco, shtatorin e kaluar, dhe pritet të marrë një fitore edhe në takimin e sotëm. Pavarësisht ecurisë së keqe në grup, Monaco ka arritur të shënojë në të gjitha ndeshjet e Champions League të luajtura në këtë edicion, me përjashtim të takimit të humbur në shtëpi kundër Porto-s.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Portugezët kanë fituar të katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër Monaco në të gjitha kompeticionet dhe kanë shënuar të paktën 2 gola për ndeshje në këto katër përballje me skuadrën franceze. Nga ana tjetër, Monaco nuk ka arritur të fitojë asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në Champions League.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League