Futboll

Portugali, Cristiano Ronaldo: “Nuk mund të rrish indiferent ndaj kësaj tragjedie”

Portugalia po përjeton ditë shumë të vështira. 36 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë pyjet në pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Një situatë që nuk mund të mos e prekë Cristiano Ronaldo-n. Ylli portugez i Real Madrid-it ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter duke shprehur mbështetjen për familjarët dhe miqtë e viktimave të zjarrit, që gjithashtu ka prekur edhe Spanjën.

Në mesazhin e tij katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka vlerësuar edhe punën e bërë nga zjarrfikësit: “Nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj kësaj tragjedie. I shpreh solidaritetin familjeve dhe miqve të viktimave. Mbështetje e plotë ndaj zjarrfikësve që rrezikojnë jetën për të ndihmuar sa më mirë të jetë e mundur”. Të lënduarit e fundit raportohet të jetë 63, 16 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Image result for portugal incendio

Edhe në qershor, Portugalia u përball me situatën më vrasëse për shkak të zjarreve në historinë e saj. Flakët përfshinë zonën e Pedrogao Grande, në qendër të vendit, duke lënë pas 64 të vdekur dhe më shumë se 250 të lënduar.

Më shumë nga Futboll