Futboll

Mposht Pogradecin, Tirana nis fazën e III me fitore

Skuadra e Tiranës e ka nisur me këmbën e mbarë fazën e tretë të kampionatit të Kategorisë së Parë, pasi në ndeshjen ccelëse të kësaj faze, ka mposhtur në transfertë skuadrën e Pogradecit, me rezultatin e bindshëm 0-3. Një fitore që ndihmon bardheblutë të mbajnë vendin e parë të gjysmës së sipërme të Grupit B, duke iu përgjigjur suksesit të rivalit kryesor, Bylis.

Bardheblutë nuk kanë vonuar të theksojnë dominancën dhe superioritetin e tyre, teksa Ngoo ka kaluar kryeqytetasit në avantazh që në minutën e 14’, pasi përfitoi nga një gabim i vendasve. Me të nisur fraksioni i dytë i lojës, ishte Greca ai që me golin e tij i dha Tiranës qetësinë në këtë fitore të konfirmuar, ndërsa për statistikë, në minutat shtesë ka shënuar edhe Halili, për të sigluar rezultatin përfundimtar në shifrat 0-3.

Pogradeci-Tirana 0-3

Shënues: Ngoo 14’, Greca 50’, Halili 90’+1

Pogradeci: Mali, Idri, Hysenllari, Pere, Pura, Çerepi, Lame, G.Liçkollari, J.Liçkollari, Alillari, Topllari.

Trajner: Festim Fetollari.

Tirana: Lika, Hoxhallari, Bishaj, Cake, Kërçiku, Daja, Maëejje, Karabeci, Yunus, Greca, Ngoo.

Trajner: Ze Maria

Arbitër: A.Beqiri

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll